+3000 Pacientë Të Kënaqur

Stomatologjia Estetike në Shqipëri

Endeta Dental Clinic ofron një gamë të gjerë shërbimesh për të gjithë ata që janë të interesuar për stomatologjinë estetike në Shqipëri. Ne ofrojmë trajtime të ndryshme të specializuara si fasetat dentare, zbardhimi i dhëmbëve apo Hollywood Smile.
Stomatologjia estetike në Shqipëri
Kujdesi dentar estetik me çmim të përballueshëm në Shqipëri

Pse Duhet Ta Zgjidhni Stomatologjinë Estetike në Shqipëri?

Stomatologjia estetike në Shqipëri është kthyer në një zgjedhje shumë të kërkuar sepse ofron kujdes cilësor me çmime të arsyeshme. Njerëz nga e gjithë bota vijnë në Shqipëri jo vetëm për kulturën dhe natyrën e bukur, por edhe për standardin e lartë të kujdesit dentar që ofrohet këtu.

Në Endeta Dental Clinic, ne kombinojmë teknologjinë më moderne me artin e stomatologjisë estetike. Dentistët tanë të specializuar përdorin instrumente dhe teknika bashkëkohore për të realizuar trajtime që nxjerrin në pah bukurinë tuaj natyrale. Synimi ynë është t’ju japim një buzëqeshje të bukur që ju rrit vetëbesimin.

Duke zgjedhur stomatologjinë estetike në Endeta Dental Clinic, ju përfitoni kujdes profesional, çmime të arsyeshme dhe një plan trajtimi të përshtatur enkas për ju. Ne e dimë se çdo buzëqeshje është unike, prandaj fokusohemi në përshtatjen e çdo shërbimi sipas nevojave tuaja. Nëse keni nevojë për një ndryshim të vogël apo për një transformim të plotë të buzëqeshjes, jemi këtu për t'ju ndihmuar të arrini rezultatet më të mira.

Transformime Mahnitëse - Rezultate Para & Pas

Implante Dentare
Para/Pas
Implante Dentare
Para/Pas
Implante Dentare
Para/Pas
Implante Dentare
Para/Pas
Implante Dentare
Para/Pas
Implante Dentare
Para/Pas
Implante Dentare
Para/Pas
Implante Dentare
Para/Pas
Implante Dentare
Para/Pas
Implante Dentare
Para/Pas
Implante Dentare
Para/Pas
Implante Dentare
Para/Pas
Implante Dentare
Para/Pas
Implante Dentare
Para/Pas

Paketa dhe Shërbime Premium

Përfitoni trajtime dentare të klasit botëror teksa shijoni qëndrimin tuaj në Shqipëri. Zbuloni paketat tona dhe përfitoni kujdes dentar të përshtatur sipas nevojave tuaja.

All-on-4

2500€
Paketa përfshin:
Protezë dentare All-on-4 me 12 kurora rezine
4 implante titani dhe ndërhyrje kirurgjikale e specializuar
Konsultë me ekspertë të fushës & materiale cilësore
Ortopantomografi 2D & Skaner 3D
Transport Aeroport-Hotel-Aeroport
Qëndrim në hotelin tonë Endeta
Asistencë për biletat e avionit
Këshilla turistike rreth Tiranës
Rezervo një konsultë falas

All-on-6

3600€
Paketa përfshin:
Protezë dentare All-on-6 me 12 kurora metal-qeramike
6 implante titani dhe ndërhyrje kirurgjikale e specializuar
Konsultë me ekspertë të fushës & materiale cilësore
Ortopantomografi 2D & Skaner 3D
Transport Aeroport-Hotel-Aeroport
Qëndrim në hotelin tonë Endeta
Asistencë për biletat e avionit
Këshilla turistike rreth Tiranës
Rezervo një konsultë falas

All-on-8

4400€
Paketa përfshin:
Protezë dentare All-on-8 me 14 kurora metal-qeramike
8 implante titani dhe ndërhyrje kirurgjikale e specializuar
Konsultë me ekspertë të fushës & materiale cilësore
Ortopantomografi 2D & Skaner 3D
Transport Aeroport-Hotel-Aeroport
Qëndrim në hotelin tonë Endeta
Asistencë për biletat e avionit
Këshilla turistike rreth Tiranës
Rezervo një konsultë falas
Faseta dentare me çmim të përballueshëm në Shqipëri
Shërbime të stomatologjisë estetike me çmime të përballueshme.
Zgjidhjet Tona

Shërbimet Tona të Stomatologjisë Estetike në Shqipëri

Në Endeta Dental Clinic, ne ofrojmë një larmi trajtimesh estetike për t'iu përgjigjur të gjitha nevojave tuaja dentare. Shërbimet tona përfshijnë faseta dentare, zbardhim profesional të dhëmbëve, transformime Hollywood Smile dhe shumë më tepër. Secili trajtim ka për qëllim të përmirësojë pamjen tuaj dhe shëndetin dentar, duke ruajtur gjithmonë një pamje 100% natyrale.

Ne fillojmë me një konsultë të detajuar ku shqyrtojmë historinë tuaj dentare dhe vlerësojmë buzëqeshjen tuaj duke përdorur teknika të avancuara të imazherisë. Kjo na ndihmon të krijojmë një plan trajtimi për shqetësimet tuaja specifike i cili përshtatet me objektivat tuaja estetike.
Për më shumë informacion:
Hap Pas Hapi

Procesi Ynë i Stomatologjisë Estetike

Rruga juaj drejt një buzëqeshjeje të mrekullueshme fillon me një konsultë të detajuar në Endeta Dental Clinic. Fillimisht, ne do të njihemi me objektivat tuaja dhe vlerësojmë shëndetin tuaj dentar duke përdorur pajisje moderne imazherie. Kjo na ndihmon të krijojmë një plan trajtimi që përshtatet saktësisht me nevojat tuaja.

Plan Trajtimi i Personalizuar

Sapo plani juaj është gati, fillojmë me përgatitjet paraprake. Kjo mund të përfshijë pastrim profesional, heqjen e gurëzave ose rregullime të vogla në dhëmbët tuaj për të krijuar bazën ideale për trajtimet estetike. Ne besojmë se një bazë e mirë është kyçi për rezultate jetëgjata.

Procedurat Estetike

Më pas, kalojmë tek procedurat kryesore estetike. Nëse dëshironi faseta dentare, përgatisim me kujdes dhëmbët tuaj dhe krijojmë faseta të personalizuara që përputhen me ngjyrën dhe pamjen që dëshironi. Për zbardhimin e dhëmbëve, aplikojmë trajtimin në mënyrë të kontrolluar, duke arritur rezultatet më të mira dhe duke minimizuar ndjeshmërinë.

Transformim i Plotë

Nëse zgjidhni një Hollywood Smile, procesi është pak më i gjerë. Ne mund të kombinojmë trajtime të ndryshme për një transformim total.

Kjo mund të përfshijë implante dentare për të zëvendësuar dhëmbët që mungojnë, faseta për të përmirësuar pamjen e dhëmbëve tuaj natyralë dhe zbardhim profesional për një rezultat të ndritshëm e uniform.

Ne i kushtojmë vëmendje maksimale çdo detaji, në mënyrë që buzëqeshja juaj finale të jetë si funksionale, ashtu edhe estetike.

Faza Përfundimtare

Pas procedurave, bëjmë rregullimet finale. Në këtë fazë sigurohemi që gjithçka të jetë në harmoni, rezultatet të duken natyrale dhe ju të ndiheni komod. Në fund, ju do të keni një buzëqeshje të re që shkëlqen.

Vizitat e rregullta kontrolluese janë një pjesë kyçe e procesit tonë. Ne i planifikojmë ato për të monitoruar progresin tuaj dhe për të bërë çdo rregullim që mund të jetë i nevojshëm. Ne jemi të përkushtuar që ju të jeni të kënaqur me rezultatet dhe jemi gjithmonë këtu për t’ju ndihmuar të mirëmbani buzëqeshjen tuaj të re.

Trajtimet e stomatologjisë estetike të përballueshme në Shqipëri

Ju Intereson Stomatologjia Estetike? | Flisni me një Dentist në Shqipëri

Në Endeta Dental Clinic, stomatologjia estetike mbulon të gjitha trajtimet që mund t’ju nevojiten, nga zbardhja e dhëmbëve tek fasetat dhe transformimet e plota të buzëqeshjes. Ne përdorim teknika të avancuara për të siguruar që rezultatet tuaja të duken krejt natyrale, duke prioritarizuar komoditetin dhe efikasitetin.

Nëse jeni gati të përmirësoni buzëqeshjen tuaj përmes stomatologjisë estetike, ekipi ynë është këtu për t'ju ndihmuar. Na kontaktoni për një ofertë FALAS dhe një konsultë online, gjatë të cilës do të diskutojmë objektivat tuaj, do të vlerësojmë shëndetin tuaj oral dhe do të krijojmë një plan të personalizuar për ta realizuar buzëqeshjen tuaj të ëndrrave.

Merr Një Preventiv Falas

Rezervoni një konsultë falas
Informacion:
Stomatologët më të mirë në Shqipëri
Një gamë trajtimesh krijuar për të transformuar buzëqeshjen tuaj.
Përse Ne?

Pse Duhet Të Zgjidhni Endeta Dental Clinic

Në Endeta Dental Clinic, ne punojmë për realizimin e buzëqeshjes që keni ëndërruar gjithmonë. Dentistët tanë estetikë janë të trajnuar në nivel ndërkombëtar dhe përdorin teknologjinë dhe teknikat më moderne për t'ju garantuar rezultate të shkëlqyera.

Ne kujdesemi vërtet të kuptojmë çfarë ju duhet. Nga vizita e parë e deri në kontrollin përfundimtar, sigurohemi që të ndiheni gjithmonë rehat dhe që gjithçka të ecë pa probleme.

Klinika jonë është e pajisur me teknologji dixhitale të avancuar që ju lejon të shikoni paraprakisht se si mund të duket buzëqeshja juaj e re, ende pa filluar trajtimin. Kështu, ju mund të shihni rezultatin përfundimtar dhe të siguroheni që ai përputhet me dëshirat tuaja.

Ne përdorim vetëm materiale premium në trajtimet tona. Nëse po vendosni faseta dentare apo po kryeni një trajtim për zbardhimin e dhëmbëve, të gjitha materialet që përdorim zgjidhen për cilësinë, rezistencën dhe estetikën e tyre.

Synimi ynë kryesor është të ofrojmë shërbim të shkëlqyer. Klinika jonë dentare në Tiranë është moderne dhe mikpritëse, ndërsa shërbimet tona pas trajtimit janë gjithmonë të disponueshme. Nëse vini nga jashtë Shqipërisë, paketat tona të turizmit dentar ju ndihmojnë me organizimin e udhëtimit dhe akomodimit, duke e bërë gjithë procesin sa më të lehtë dhe relaksues për ju.

Pamje Perfekte

Faseta Dentare

Nëse dëshironi të korrigjoni probleme si njollat, thyerjet apo dhëmbët e shtrembër, fasetat dentare në Shqipëri mund të jenë zgjedhja e duhur. Ato janë veshje të holla prej porcelani ose rezine kompozite, të cilat vendosen mbi sipërfaqen e dhëmbëve për t’ju dhënë një buzëqeshje më të bukur, ndërkohë që dhëmbët tuaj natyralë ruhen plotësisht.

Konsulta Fillestare

Hapi i parë është një konsultë ku diskutojmë dëshirat tuaja dhe shqyrtojmë gjendjen e dhëmbëve tuaj. Ekipi ynë përdor imazheri dixhitale për të krijuar një plan i cili na siguron që fasetat të përputhen në mënyrë perfekte me dhëmbët ekzistues.

Përgatitja e Dhëmbëve

Më pas, ne do të përgatisim dhëmbët tuaj duke hequr një shtresë shumë të hollë të smaltit. Kjo sasi është minimale, por krijon hapësirën e duhur për fasetat dhe ruan rezistencën e dhëmbëve tuaj.

Krijimi dhe Vendosja e Fasetave

Pasi kjo fazë përfundon, teknikët tanë të specializuar do të krijojnë fasetat tuaja nga materiale premium që ngjajnë njësoj me dhëmbët natyralë. Fasetat ngjiten mbi dhëmbët tuaj me një material të posaçëm.

Rezultate Fantastike

Fasetat dentare ju lejojnë të përmirësoni buzëqeshjen tuaj në mënyrë të shpejtë dhe drastike. Ato janë shumë rezistente dhe zgjasin shumë gjatë me kujdesin e duhur dhe kontrollet e rregullta tek dentisti, kështu që ju do të mund ta shijoni buzëqeshjen tuaj fantastike për vite e vite me rradhë.

fasetat dentare me kosto te volitshme ne Shqiperi
Zbardhja e dhëmbëve me çmim të përballueshëm në Shqipëri, zbardhja profesionale e dhëmbëve në klinikë
Bardhësi Ideale

Zbardhimi i Dhëmbëve

Zbardhimi i dhëmbëve është një mënyrë e thjeshtë për të transformuar buzëqeshjen tuaj. Me kalimin e kohës, faktorë si ushqimi, pijet apo plakja mund t'i zbehin dhëmbët tuaj. Në Endeta Dental Clinic, ne ofrojmë trajtime të sigurta dhe efektive për zbardhimin e dhëmbëve.

Konsulta Fillestare

Fillimisht do të bëjmë një vlerësim për t'u siguruar se dhëmbët dhe mishrat tuaj janë të shëndetshëm. Më pas, do të diskutojmë opsionet e ndryshme të zbardhimit dhe do të përcaktojmë se cila është zgjidhja më e mirë për ju. Mund të zgjidhni një trajtim në klinikë ose një set zbardhues që mund ta përdorni në shtëpi.

Trajtimi i Zbardhimit në Klinikë

Për trajtimin në klinikë, aplikojmë një barrierë mbrojtëse mbi mishrat e dhëmbëve për të shmangur rritjen e ndjeshmërisë së dhëmbëve. Më pas, vendosim mbi dhëmbë agjentin zbardhues. Duke përdorur teknologji speciale me dritë, ne përshpejtojmë procesin, kështu që ju mund të arrini një buzëqeshje më të bardhë në vetëm një seancë.

Sete Zbardhimi për Përdorim në Shtëpi

Nëse preferoni një proced më gradual, ne ofrojmë edhe sete zbardhuese të personalizuara që mund t'i merrni në shtëpi. Këto sete vijnë me udhëzime të qarta dhe janë të lehta për t’u përdorur, duke ju mundësuar zbardhimin gradual dhe të rehatshëm të dhëmbëve në shtëpi.

Rezultate Fantastike

Zbardhimi i dhëmbëve në Endeta Dental Clinic nuk është vetëm estetik. Një buzëqeshje më e bardhë rrit vetëbesimin tuaj dhe ka një ndikim pozitiv në jetën tuaj sociale dhe profesionale. Trajtimet tona janë të sigurta, efektive dhe cilësore, duke ju garantuar një buzëqeshje rrezatuese për shumë vite me rradhë.

Ndryshim Total

Hollywood Smile: Transformim i Plotë i Buzëqeshjes në Shqipëri

Hollywood Smile ju ofron një transformim të plotë të buzëqeshjes suaj. Nëse dëshironi ta ndryshoni plotësisht pamjen e dhëmëve tuaj, ky trajtim kombinon disa procedura si fasetat dentare, implantet dhe zbardhimin e dhëmbëve, duke ju ndihmuar të arrini objektivat tuaja estetike.

Konsulta Fillestare

Një trajtim Hollywood Smile nuk ka të bëjë vetëm për pamjen – është një proces i detajuar dhe i personalizuar. Fillimisht zhvillojmë një konsultë për të analizuar strukturën tuaj dentare dhe gjendjen tuaj të përgjithshme orale. Duke përdorur teknologjinë dixhitale, krijojmë një model paraprak të buzëqeshjes suaj të ardhshme, në mënyrë që të shihni ndryshimin përpara fillimit të trajtimit.

Kombinimi i Trajtimeve për Rezultate Perfekte

Shumica e njerëzve do të kenë nevojë për disa procedura dentare për të arritur buzëqeshjen që dëshirojnë. Ekipi ynë punon në mënyrë të koordinuar për t'u siguruar që gjithçka të përshtatet në mënyrë perfekte. Për shembull, nëse keni nevojë për disa implante dentare për të zëvendësuar dhëmbët, ne do të sigurohemi që ato të kombinohen me fasetat në mënyrë 100% natyrale për një rezultat estetik fantastik.

Diagnostikim dhe Plan Trajtimi i Personalizuar

I gjithë procesi fillon me një diagnostikim të plotë. Ne do të marrim matje dhe skanime të detajuara për të kuptuar më mirë shëndetin tuaj dentar. Bazuar në rezultatet, ne do të krijojmë një plan trajtimi që mund të përfshijë terapi të mishrave të dhëmbëve, aparate ortodontike, implante, faseta dhe zbardhim dhëmbësh, të gjitha të planifikuara me kujdes për të arritur rezultatet më të mira.

Procedura Të Specializuara

Pas përfundimit të planit tuaj të trajtimit, fillojmë punën kryesore. Çdo procedurë kryhet me kujdes maksimal për të përmbushur standardet më të larta funksionale dhe estetike. Implantet dentare sigurojnë një bazë të qëndrueshme, ndërsa fasetat krijohen për t'u përshtatur në mënyrë perfekte me dhëmbët tuaj natyralë.

Më Shumë se Thjesht Një Trajtim Dentar Estetik

Një trajtim Hollywood Smile ju rikthen pamjen fantastike dhe funksionin tuaj dentar. Trajtimet tona synojnë të përmirësojnë mënyrën e kafshimit, të folurit dhe shëndetin tuaj oral në tërësi. Me një transformim të plotë të buzëqeshjes, ju jo vetëm që do të dukeni shumë mirë, por edhe do të ndiheni më të sigurt dhe më të shëndetshëm.

Në fund, do të keni një buzëqeshje të ndritshme dhe të balancuar. Shumë pacientë që e kanë përjetuar këtë transformim thonë se ndihen shumë më mirë me veten, më të qetë në situata sociale, më komfort në punë dhe më të lumtur në jetën e tyre personale!

Trajtim Hollywood Smile me çmim të përballueshëm në Shqipëri, transformim i plotë i buzëqeshjes në Shqipëri Trajtime dentare me cilësi të lartë në Shqipëri
Cilësi dhe estetikë e kombinuar.
Çmimet

Kostoja e Stomatologjisë Estetike në Shqipëri

Një nga avantazhet më të mëdha të stomatologjisë estetike në Shqipëri është se ajo kushton shumë më pak, pa sakrifikuar cilësinë. Në Endeta Dental Clinic, ne e dimë që një buzëqeshje e bukur mund të rrisë ndjeshëm vetëbesimin dhe mirëqenien tuaj.

Kostoja e trajtimeve ndryshon sipas nevojave tuaja. Nëse bëhet fjalë vetëm për një seancë zbardhimi dhëmbësh, disa faseta dentare, apo një transformim të plotë të buzëqeshjes, ne sigurohemi që çmimet tona të stomatologjisë estetike të jenë transparente dhe të përballueshme.

Në konsultën tuaj, do t’ju japim një preventiv të detajuar që përfshin gjithçka që lidhet me planin tuaj të trajtimit. Ne i japim prioritet komunikimit të qartë, kështu që ju do t’i dini të gjitha detajet financiare që në fillim.

Çmimet tona më të ulëta janë të mundura falë taksave më të ulëta në Shqipëri dhe politikave favorizuese për turizmin dentar që aplikon vendi ynë. Duke zgjedhur Endeta Dental Clinic për stomatologjinë estetike, ju mund të arrini një buzëqeshje të shkëlqyer, ndërkohë që kurseni deri në 70% krahasuar me vende të tjera.
fantastike para dhe pas trajtimeve estetike dentare ne Shqiperi

Pyetje të Shpeshta për Stomatologjinë Estetike në Shqipëri

Ja disa nga pyetjet më të shpeshta që marrim nga pacientët tanë. Nëse jeni të interesuar të mësoni më shumë, mos hezitoni të kontaktoni klinikën tonë!
Kush është kandidat i mirë për stomatologjinë estetike?

Nëse dëshironi të përmirësoni buzëqeshjen tuaj dhe të korrigjoni probleme estetike, trajtimet tona mund t’ju ndihmojnë. Nëse keni njolla, probleme ortodontike apo mungesë të dhëmbëve, ne do të krijojmë një plan trajtimi të përshtatur posaçërisht për ju.

Sa kohë merr procesi i fasetave dentare?

Zakonisht kërkohen dy deri në tre vizita. Fillimisht zhvillohet një konsultë dhe përgatitja e dhëmbëve, pastaj do të riktheheni për vendosjen e fasetave dhe rregullimet finale. Shumica e pacientëve e përfundojnë procesin brenda pak javësh.

Sa zgjasin rezultatet e zbardhimit të dhëmbëve?

Rezultatet mund të zgjasin nga disa muaj deri në disa vite, në varësi të zakoneve tuaja dhe kujdesit oral. Mbajtja e higjienës së mirë dhe shmangia e ushqimeve apo pijeve që shkaktojnë njolla e ndihmojnë buzëqeshjen tuaj të qëndrojë e bardhë sa më gjatë.

Çfarë përfshin trajtimi Hollywood Smile?

Hollywood Smile përfshin një transformim të plotë që mund të përfshijë faseta dentare, implante dentare, zbardhim dhëmbësh dhe ndoshta trajtime ortodonike. Ne sigurohemi që çdo trajtim të jetë i mirëmenduar, për të arritur një buzëqeshje natyrale dhe të bukur.

A janë të dhimbshme këto trajtime?

Procedurat tona zakonisht janë të shpejta dhe kryhen me anestezi lokale ose sedacion, kështu që shumica e njerëzve nuk ndiejnë asnje lloj dhimbjeje gjatë trajtimit!

Sa zgjasin fasetat dentare?

Me kujdesin e duhur, fasetat cilësore mund të zgjasin nga 10 deri në 15 vjet ose edhe më tepër. Vizitat e rregullta dentare dhe higjiena e mirë orale janë të rëndësishme për mirëmbajtjen e tyre.

A mund ta përmirësojë stomatologjia estetike shëndetin tim oral?

Patjetër! Shumë trajtime estetike nuk përmirësojnë vetëm pamjen tuaj, por edhe kafshimin dhe shëndetin tuaj të përgjithshëm dentar.

Sa të përballueshme janë këto trajtime në Shqipëri?

Për shkak të ekonomisë lokale, shërbimet tona estetike dentare, si fasetat dhe transformimi Hollywood Smile, janë shumë më të lira se në shumë vende të tjera – shpesh pacientët kursejnë deri në 70%.

Si mund ta filloj transformimin e buzëqeshjes sime?

Thjesht kontaktoni Endeta Dental Clinic për të rezervuar një konsultë. Stafi ynë miqësor do t’ju ndihmojë në çdo hap, nga vizita e parë deri në momentin e fundit të trajtimit.

Na Kontaktoni

MERR NJË PREVENTIV FALAS

Jeni të interesuar për një trajtim specifik? Kontaktoni klinikën tonë, na dërgoni grafinë tuaj dhe ekipi ynë do t’ju ofrojë një preventiv FALAS dhe një vlerësim fillestar të rastit tuaj.

Rezervo Një Konsultë

konsultim falas
Shërbimet Tona

Një Zgjidhje e Avancuar për Të Gjitha Nevojat Tuaja Dentare

Përfitoni kujdes dentar të klasit të parë me trajtimet tona të avancuara
krijuar për t'ju ofruar një buzëqeshje të shëndetshme që zgjat përgjithmonë.

sqAlbanian