
Pse të zgjidhni implantet dentare All-on-8 në Shqipëri?
✓ Metodë e përhershme për zëvendësimin e dhëmbëve
✓ Zgjidhje efikase për edentulizëm të rëndë
✓ Përmirësim i të folurit, funksionalitetit oral dhe vetëbesimit tuaj
✓ Stabilitet dhe rehati maksimale
✓ Pa kufizime ushqimore dhe pa rrezik lëvizjeje të kurorave
✓ Kosto e përballueshme për restaurim të plotë oral
Implantet dentare All-on-8 ofrojnë një alternativë fikse, stabile dhe të përhershme krahasuar me protezat. Të krijuara për të funksionuar tamam si dhëmbët tuaj natyralë, implantet All-on-8 janë zgjidhja më e mirë për rastet komplekse të humbjes së dhëmbëve.
Paketa dhe Shërbime Premium

Çfarë janë implantet dentare All-on-8?
Pacientët mund të zëvendësojnë një hark të plotë dentar duke përdorur tetë implante të vendosura në mënyrë strategjike dhe një protezë fikse që imiton në mënyrë perfekte pamjen dhe funksionin e dhëmbëve natyralë. Implantet dentare All-on-8 janë zgjedhja ideale për ata që kërkojnë stabilitet maksimal.
Mungesa e dhëmbëve mund të ketë një ndikim të madh në cilësinë e jetës suaj. Nëse jeni lodhur duke u ndjerë në siklet për dhëmbët tuaj dhe thjesht do të donit të kishte një mënyrë për të rikthyer buzëqeshjen e bukur dhe të shëndetshme që keni pasur dikur, ne jemi këtu për t'ju ndihmuar!
Trajtimi Ynë me Implante Dentare All-on-8
✔ Restaurim i Plotë i Gojës me Më Pak Ndërhyrje
Implantet All-on-8 janë një nga trajtimet më efektive për pacientët me humbje të shumë dhëmbëve. Duke përdorur tetë implante dhe një protezë fikse për çdo hark dentar, specialistët tanë mund të zëvendësojnë të gjithë dhëmbët tuaj. Një teknikë ideale për pacientët që kërkojnë stabilitet maksimal.
✔ Një Bazë e Fortë për Dhëmbët Tuaj të Rinj
Nëse mendoni se rikthimi i buzëqeshjes suaj është i pamundur për shkak të mungesës së shumë dhëmbëve, kemi lajme të mira! Sistemi All-on-8 është krijuar posaçërisht për pacientët që kanë nevojë të zëvendësojnë shumë dhëmbë njëkohësisht.
Tetë implantet sigurojnë një bazë të fortë dhe të sigurt për dhëmbët tuaj të rinj artificialë, duke garantuar stabilitet afatgjatë dhe duke parandaluar humbjen e masës kockore të nofullës, që shpesh vjen si pasojë e mungesës së dhëmbëve.
✔ Një Zgjidhje Ideale për një Buzëqeshje Natyrale
Implantet All-on-8 janë krijuar për t'i ofruar pacientëve një set të ri dhëmbësh që garantojnë funksionalitet dhe pamje 100% natyrale. Ndryshe nga protezat tradicionale që mund të lëvizin ose të dalin nga vendi, këto implante janë fikse dhe të përhershme!
Nëse jeni në kërkim të një mënyre për të zëvendësuar përgjithmonë dhëmbët që ju mungojnë, për të përmirësuar të folurin dhe funksionalitetin oral dhe për të transformuar plotësisht estetikën e buzëqeshjes suaj, implantet dentare All-on-8 në Shqipëri janë investimi më i mirë që mund të bëni.
Ekipi ynë do t'ju qëndrojë pranë në çdo hap të trajtimit tuaj, nga konsultat fillestare e deri në ditën e fundit të trajtimit!

Mendoni se Implantet All-on-8 janë trajtimi i duhur për ju?
Nëse keni vendosur të rikuperoni shëndetin tuaj dentar dhe të shijoni sërish një buzëqeshje të bukur, ne jemi këtu për t’ju ndihmuar! Kontaktoni klinikën tonë dentare, flisni me një dentist në Shqipëri dhe merrni një preventiv falas dhe një vlerësim fillestar për rastin tuaj.
Ekipi ynë do të analizojë grafinë tuaj dentare, do t'ju japë një plan trajtimi dhe do t'ju ndihmojë të bëni të gjitha organizimet e nevojshme për udhëtimin tuaj.
Merr Një Preventiv Falas


Pse të zgjidhni Endeta Dental Clinic për Implante Dentare All-on-8 në Shqipëri?
Kirurgë Dentarë Ekspertë
Në Endeta Dental Clinic, kemi bashkuar një ekip kirurgësh dentarë të njohur, të specializuar në teknikat më të fundit implantologjike, siç janë implantet “All-on-8”. Ekspertët tanë kanë shumë vite eksperiencë në këtë fushë.
Pasi kemi trajtuar me sukses mijëra pacientë, ne kemi krijuar një reputacion të bazuar në punën e palodhur dhe angazhimin tonë për të garantuar siguri maksimale për çdo pacient.
Marka Implantesh Ndërkombëtare
Ne përdorim implante të cilësisë së lartë nga marka të njohura zvicerane, gjermane dhe italiane. Për sa i përket materialeve dhe pajisjeve tona, kemi zgjedhur më të mirat e mundshme! Trajtimet tona implantologjike realizohen me materiale të aprovuara nga FDA, të njohura për cilësinë dhe sigurinë e tyre.
Çmime të Përballueshme për Implantet Dentare
Endeta Dental Clinic ofron disa nga çmimet më të përballueshme për implantet dentare All-on-8 në Shqipëri. Falë taksave më të ulëta, ne mund të ofrojmë çmime konkurruese krahasuar me shumë vende të tjera në Europë dhe më gjerë.
Kur bëhet fjalë për cilësinë e trajtimeve tona, nuk bëjmë kompromis! Ne përdorim të njëjtat pajisje dhe materiale si klinikat më të njohura europiane. Për më tepër, ne ofrojmë paketa të ndryshme turizmi dentar për pacientët e huaj që kërkojnë një zgjidhje ekonomike dhe pa stres!
Kostoja e Implanteve All-on-8 në Shqipëri
Për këtë arsye, ne mund t’ju ofrojmë implante të cilësisë premium duke përdorur teknologjinë më të fundit në implantologji me një çmim shumë më të leverdisshëm.
Në klinikën tonë do të gjeni markat më të njohura ndërkombëtare të implanteve, të kombinuara me ekspertizën e gjerë të kirurgëve tanë dentarë, të cilët kanë përfunduar studime dhe trajnime të vazhdueshme jashtë vendit.
Falë çmimeve tona konkurruese dhe paketave të turizmit dentar, ju mund të kurseni deri në 70% për shërbimet tuaja dentare!
Kontaktoni klinikën tonë për të marrë një preventiv të personalizuar për trajtimin tuaj me implante All-on-8.



Procedura Jonë e Implanteve Dentare All-on-8
Hapi 1: Konsultë & Vlerësim Online
Fillimisht, ne do t'ju ofrojmë një preventiv falas për trajtimin tuaj pasi të keni plotësuar formularin tonë online. Ekipi ynë do t'ju kontaktojë për t’ju dhënë një vlerësim fillestar të rastit tuaj bazuar në grafinë panoramike që na keni dërguar.
Gjatë kësaj konsulte online ju mund të drejtoni të gjitha pyetjet që keni dhe ekspertët tanë do t'ju shpjegojnë çdo gjë në detaje, në mënyrë që të ndiheni të sigurt dhe të qetë për trajtimin tuaj.
Hapi 2: Vizitoni Klinikën Tonë në Tiranë
Stafi ynë do t'ju ndihmojë me të gjithë organizimin e udhëtimit dhe akomodimit tuaj. Do të jemi pranë jush në çdo hap të procesit! Kur të mbërrini, do t’ju mirëpresim në klinikën tonë dentare në Tiranë, ku do të filloni rrugëtimin tuaj drejt një buzëqeshjeje të re.
Hapi 3: Diagnostikimi & Plani i Trajtimit
Para fillimit të trajtimit, ne do të kryejmë një vlerësim të plotë diagnostik në klinikë. Kjo përfshin grafi dentare, ekzaminime orale dhe teste të tjera për tu siguruar që jeni gati për vendosjen e implanteve.
Do të ekzaminojmë në detaje shëndetin tuaj dentar dhe atë të përgjithshëm, duke marrë të gjitha masat e nevojshme për një trajtim të sigurt dhe të suksesshëm.
Hapi 4: Ndërhyrja Kirurgjikale për Implante Dentare
Pas përfundimit të fazës diagnostikuese, vijojmë me ndërhyrjen kirurgjikale të implanteve dentare. Ndërhyrja All-on-8 është plotësisht pa dhimbje për pacientin. Gjithçka kryhet nën anestezi lokale për rehati maksimale dhe një eksperiencë pa stres.
Specialistët tanë të implantologjisë do të vendosin tetë implante në një kënd specifik, që garanton një bazë të fortë për protezat dentare. Duke përdorur teknika të specializuara, do të vendosim menjëherë një protezë të përkohshme pas ndërhyrjes, në mënyrë që ju të largoheni nga klinika jonë të sigurt në vetëvete.
Hapi 5: Vendosja e Protezës Përfundimtare
Më pas vijon faza e osteointegrimit. Gjatë kësaj periudhe shërimi, implantet do të bashkohen plotësisht me kockën e nofullës. Në përfundim, do të vendosim protezën tuaj përfundimtare. Kjo protezë realizohet në mënyrë të personalizuar për t’iu përshtatur anatomisë së fytyrës tuaj dhe për të arritur një rezultat 100% natyral.
Prioriteti ynë kryesor është t'ju dhurojmë funksionalitet oral maksimal dhe një buzëqeshje të re që duket plotësisht natyrale!
A jeni një kandidat për implantet All-on-8? Pyetni një dentist në Shqipëri
☑️ A keni nevojë të zëvendësoni një hark të plotë dentar?
☑️ Po kërkoni një alternativë më të mirë se protezat e lëvizshme?
☑️ Dëshironi të realizoni restaurim të plotë oral me një numër minimal ndërhyrjesh?
☑️ Dëshironi të rifitoni plotësisht funksionalitetin tuaj oral?
☑️ Do të donit të konsumoni të gjitha ushqimet tuaja të preferuara pa kufizime?
☑️ Jeni në gjendje të mirë shëndetësore për kirurgjinë orale?
☑️ Po kërkoni një trajtim ekonomik që garanton cilësi maksimale?
Nëse përgjigjja juaj është “po”, ju mund të jeni kandidati ideal për implantet All-on-8 në Shqipëri! Kontaktoni Endeta Dental Clinic dhe ekipi ynë do t’ju përgjigjet menjëherë me një preventiv falas të personalizuar.


Këshilla për Kujdesin Pas Vendosjes së Implanteve Për një Buzëqeshje të Bukur Përgjithmonë
Të ndjekësh rutinën e duhur dentare është e lehtë! Ja si t’i mbani implantet tuaja dentare All-on-8 në formë optimale:
✔ Ndiqni udhëzimet tona pas ndërhyrjes për të minimizuar ënjtjen dhe shqetësimin
✔ Për dy javët e para konsumoni ushqime të buta për të arritur rikuperim optimal
✔ Kujdesuni për higjienën orale duke larë dhe pastruar dhëmbët me fill dentar çdo ditë
✔ Shmangni duhanin për të përshpejtuar procesin e shërimit
✔ Merrini me qetësi ditët e para pas ndërhyrjes – është momenti ideal për t'u relaksuar dhe për të eksploruar bukuritë e Shqipërisë!
Në Endeta Dental Clinic, qëllimi ynë kryesor është të transformojmë jetë, jo vetëm buzëqeshje. Rezervoni sot konsultën tuaj dhe nisni trajtimin tuaj me implante dentare All-on-8 në Shqipëri.
Pyetje të shpeshta rreth Implanteve Dentare All-on-8 në Shqipëri
Implantet All-on-8 përdorin tetë implante dentare për të suportuar një set të plotë dhëmbësh protezikë, duke ofruar stabilitet dhe qëndrueshmëri ekselente.
Kandidatët duhet të kenë masë kockore të mjaftueshme në nofull. Nëse doni një zgjidhje të përhershme për dhëmbët që ju mungojnë në njërën ose në të dyja nofullat, all-on-8 mund të jenë opsioni perfekt.
All-on-8 përdor tetë implante, duke siguruar mbështetje më të madhe dhe shpërndarje më të mirë të presionit të përtypjes në krahasim me All-on-4 apo All-on-6.
Procedura zakonisht zgjat disa orë për secilin hark dentar. Rikuperimi i plotë mund të zgjasë disa muaj, në varësi të ecurisë së shërimit për çdo pacient.
Procedura kryhet nën anestezi, duke garantuar një procedurë pa dhimbje. Mund të keni pak ënjtje ose dhimbje të lehta pas operacionit, por çdo gjë menaxhohet lehtësisht.
Me kujdesin e duhur, implantet All-on-8 mund të zgjasin gjithë jetën, ndërsa urat protezike mund të zgjasin 10-15 vjet.
All-on-8 ofron mbështetje optimale, stabilitet më të mirë dhe mund të jetë një zgjedhje e shkëlqyer për pacientët me humbje të konsiderueshme të masës kockore në nofull.
Kostoja e implanteve all-on-8 është shumë më e ulët se në shumë vende perëndimore, me çmime deri në 70% më të lira në Shqipëri.
Ruaj higjienë të mirë orale, pastroji dhëmbët me furçë dhe fill dentar çdo ditë dhe shmang duhanin për të siguruar rezultate afatgjata.
Patjetër! Turizmi dentar në Shqipëri është kthyer në një nga opsionet më popullore për pacientë të cilët kërkojnë trajtime me cilësi të lartë dhe me çmime të përballueshme të realizuara nga profesionistë me përvojë.
Po, implantet All-on-8 mund të jenë një opsion shumë i mirë për pacientët me humbje kockore. Specialistët tanë gjithashtu mund të kryejnë procedurën e transplantit kockor dentar për të siguruar një bazë të qëndrueshme për implantet.
Po, implantet dentare All-on-8 ofrojnë një zgjidhje të përhershme për dhëmbët e humbur, duke siguruar rezultate të qëndrueshme dhe afatgjata me kujdesin e duhur.
Implantet All-on-8 në Shqipëri janë 50-70% më të lira se në shumë vende perëndimore, duke e bërë atë një destinacion popullor për turizëm dentar të përballueshëm.
Një Zgjidhje e Avancuar për Të Gjitha Nevojat Tuaja Dentare
Përfitoni kujdes dentar të klasit të parë me trajtimet tona të avancuara
krijuar për t'ju ofruar një buzëqeshje të shëndetshme që zgjat përgjithmonë.